Çaste poetike me poeten;Zaide NOKA
Ëndërr lamtumire
————————–
Ike mes turmës
Mes gjithfarëlloj mjetesh transporti dalë bojesh,
Kokën ktheve nga jeta në vendin tënd
Zhurmë e heshtur
Për të mbetur gjithmonë
Në fjalët pa zë për ty
Monolog dhimbjeje e përhershme,
Sy të gjakosur
Hedhur në portretin tënd engjëllor.
Ike pa zhurmë
E folur në ëndërr
Në parajsën e shtirur
Ku kishe njerëz të dashur dhe të mirë
Le jetën ,parajsën e zhurmshme
Që vret tinëz
Kjo jetë tashmë varur në çengelin e parajsave
Ëndërr e përjetshme lamtumire.
/www.QendraPress.com/