Çaste poetike me poeten;Zamira AGALLIU

Lotët e një burri

—————————–

Lotët e një burri janë të kristaltë

ata rrokullisen njësoj si ortekë

bien nga lartesitë e dhimbjes ngadalë

e nuk duan të bien kot, ashtu, gjetkë.

Ata zgjedhin të bien në një zemër

që di t’i mbledh në duar e t’i çmoj

ata zgjedhin një prehër dhe një emër

që di t’i mbaj të ngrohtë, e t’i mbroj’.

Lotët e një burri nuk janë si të një gruaje

që qan me ngashërim pse pa një thinjë të re

lotet e një burri vijnë nga thellësitë

kanë të tjera burime që gurgullojnë atje.

Lotët e një burri nuk janë aspak dobësi

ata janë të fuqishëm e të nxehtë

Lotët e një burri janë si një llavë me ndjesi

Janë mishërim e madhështi e vërtetë.

…………………………………………………………..

a@z

/www.QendraPress.com/