Çaste poetike me poeten;Zamira Mira KORANCE

O EVROPË E PABESË,SHQIPTARIA DO MBESË MBRETËRESHË.
————————————————————
Oj Evropë mjerane,
Na copëtove trojet shqiptare.
Na copëtove vatane,
Trojet etnike shekullore.

Evropë e pabesë.
Populli se harron deri kur të vdesë.
Brez pas brezi amanet…
Luftojmë për kufijtë t’shkojnë n’vend vet.

Evropë “shejtane.”..
Trojet në pabesi na i copëtove.
Zemrat tona ma t’fort i bon.
Një shekull derdhur gjaku i shqiptarëve.

Po po ma të fort se kurrë.!
Jemi të betuar,me luftuar…
Një Komb,me zemër t’bashkuar.!
T’betuar n’trojet tona t’valvitet,një flamurë.

Tash një shekull të masakruar,
N’Vitin 1913 trojet na keni cunguar.
Abdyl Frashri tundi kuvendin..!
N’traktat Londrës luftoj pabesin.

Evropë raciste e kombit Shqiptarisë.
Servile të hasmëve greko-serb përreth…
Nuk baltoset gjaku i shqiptarisë.
Me lavdi nderohet nëna, n’gjirin që kanë thith.

“Shtrigë” mashtruese je Evropë.
Na serviloseni si drereqi zi.
Gjoja na donë në” Evropë.”
Na keni veshur 100 vjet në zi.

Evropë plakë e vjetruar.!
Pabesin tënde.. shqiptarët se kanë harruar.
Kreshnikët e kombit tonë janë t’betuar…
Vdekje – liri ,trojet shqiptare me i ribashkuar.

Tash na thonë Shqipëria në”Evropë”.
Nuk mendoni ..që një shekull na futët n’gropë.
Na jepni trojet tona..
Atëherë në Evropë do jetë shqiponja.

Shqiponja e flamurit mbretëreshë arbërore .
Mbretëron në trojet etnike shekullore.
Do mbretëroj e bashkuar ndër shekuj..
Evropë e pabesë mëndje rrjedhur.

Nga Tivari e Molla kuqe,
Zien gjaku Çamërisë, Evropë me huqe.
Slogan, pabesie gjithmonë do kesh.!
O Evropë e pabesë, Shqiptaria do mbes mbretëreshë