Çaste poetike me poeten;Zanë Mali

HAPAT E TU I NDJEJ

——————————

Bërthama e qelizës sate dua të bëhem

fshehur në zemrën tënde

që ti të lumturohesh përsëri.

Shpirti im

mëkatin më të madh që mund ta bëj me ty

t’i shkel rregullat e dashurisë.

Përtej çdo dyshimi

të jem pjesë jotja

lëkura që mbështjell e ruan trupin tend.

S‘ka ligj që më ndalon mos me të dashtë ty

Hapat e tu i ndjej

se si më vijnë nga pas

e rrëmbehesh aromës së trupit tim.

www.QendraPress.com/