Çaste poetike me poeten;Zoica Gjolla POPI
Mos më lërë të vetme
———————————–
jo të ngratë plot me derte
zërin kur ta dëgjoj
pikëllim shpirti do pikojë.
Sytë kadifenjtë kur ti shikoj
as dritë e diellit s’do ndalojë.
Prekmi gishtërinjtë
shtërngoma dorën
mbetur e ftohtë
si mbi dëborën.
Thëngjillin e dashurisë
i lutem lotit mos ma shuaj
ah sa dua të mos vuash
aq sa dua të ti mbledh
prapa malit do ti hedh.
Veç me një lule që më sjell
si ta bëj shpirtin pranverë?
e këputur plot aromë
s’mund të dehem,besomë.
Në prehrin e verës
lule dele plot kam mbledhur
si mundem ti bëj kurorë
të përkëdhelem kot së koti
nga një shikim i pahedhur
i mbyllur, i qelqtë mbetur?
Dil nga vetja,o Njeri
jeto jetën tënde ti
pranë teje do të mbetem
le të vyshkem,le të tretem.
/www.QendraPress.com/