Çaste poetike me poete;Rajmonda Shyta KOLVANI

Tradhtarja.

Mëngjesit ecja lulishtes ngadalë,
Nga degët era shkëput, e lot me gjethet,
I shkel, më duket sikur më shajnë me fjalë,
Seç mu kujtua, e trupi më rrëngjethjet.

Mbi gjethet e vjeshtës, si sot mu kujtua,
Një ëndërr e bukur, në krahë më mbante,
Shtrirë mes përqafimesh puthja një grua,
Ajo më shtrëngonte, mallkonte dhe shante.

Mallkonte dashurinë, ç’ishte kjo lumturi,
Ca sharje kërcisnin si gjethet nëpër drurë,
Mes gjethesh s’kishte provuar të tillë dashuri,
Në djall që po tradhtonte, të shkretin burrë.

/www.qendrapress.com/