Çaste poetike me poetin:-Abdullah BLAKÇORI

UDHA E PLISIT
———————-
Mbi ato supe të forta
Tash po e bart vetveten
E kjo barrë që s’tu hoq kurrë
Po ta ngulfat ty jetën
Më kot po e kërkon rehatinë
Froni bosh të ka mbetur
Se një lëngatë shumë e vjetër
Trupin e fortë ta ka tretur
Vallë në majën tende
Ngricat dhe sa do te rrinë
Apo do të duhet dhe shumë kohë
I vetëm ta përballosh stuhinë
Qëndresa ka ngjyrën tënde
Mos lejo Yjet për ta tretur
Se shtegun e bardhë kah dielli
Ti me flijim e ke gjetur…!
/QendraPress/