Çaste poetike me poetin ;-Agim PIPA
Fund viti…**
———————————
S’më bëjnë më gjë vitet; as yjet,
as njerëzit që befasisht hynë
në jetën time nga dritare të errta.
Mbaj një stivë me libra mbi tryezë,
mbaj peshën e vetvetes
ëndrrën time, udhëtimet;
shkollat, gjuhën, poezitë, muzikën
dhe njerëzit, që më mësuan
si lexohet busulla.
Tash
në një fundvit të begatë
i sapo kthyer nga një qytezë e vogël,
ku vizatova në punën që bëj –
shpirtrat e njerëzve,
bëhem gati t’i mbyll
të gjitha hamendjet e gabuara.
Busulla e gjelbër fle
mbi rrathë pemësh, që më flasin
për gjithçka kam në jetë.
Me dritë dhe e artë
tryeza e punës; aty
poezia e fundit i përket krishtlindjeve.
Ejani, po ju pres
orë të bardha prej dëbore…
/www.QendraPress.com/