Çaste poetike me poetin: Arben ALLIU

Fund Gushti.

—————————-

Fund Gushti po afron

Ndoshta edhe vapa me te shkon,

Iken shpejt pa kuptuar

Zemra nënash përvëluar.

Sytë e nênave

Mbuluar në lot,

Shtrojnë sofrën

Njëherë në mot.

Mbyllen në shtëpia

Si ne shpella,

S’kanë evlat

Që t’ju hyje brenda.

Morën dhenë arratinë

Kokën pas e lot në sy,

Po lênë bosh Shqipërinë

E ardhmja e shqipes të zhgënjye.

/www.QendraPress.com/