Çaste poetike me poetin; Arbër Dritoni
Influenca e poezisë
——————————
Qysh në fillesë,
poezia yte, Asja,
më bëhet mike
dhe më bëhet udhërrëfyes.
Në një pikë,
në takim të përhershëm,
më zgjon ndjenjat më sublime.
Poezia yte, katarzë për shpirtin,
më zgjon muzën eseistike
dhe më rrëmben shpirtin.
Ato nxisin te unë vullkan emocionesh,
erupcion përjetimesh fantastike.
Vargjet tuaja rezatojnë shkëndija drite
dhe ndezin yjet në qiell.
Përfytyrime fantazmagorike
plot halucinacione
krijojnë te unë poezitë tua.
Ah, ndriçoftë pena yte
ndër mote e breza,
e na dhuroftë perla
margaritarë të rrallë letrarë!
/www.QendraPress.com/