Çaste poetike me poetin; -Asja MULGECI

MBSHTJELLË E TRUPIT ÇDO NATË

————————————-

N ‘avuj t’fryms, bulzojn pritjet,

puthjet pulsojnë unët ,

struken, tkurren afshe nën binjē ,

mureve t’zemres formsohen,marrin ngjyrë,

 shkermoqen ,n’ndrrime motesh,

poresh ngrijnë

Pranverave n’arom t’luleve,pllenohen harbohen,

n ‘gjurmë buzësh mbijnë..

n’petale bojrozë shtrojnë, korsi dritë

dashnitë t’rriten , butë,dielltë

Ç’kohë e sertë,yshtje djajsh…

shikimit, mundohem t’ shpërndaj retë,

matanë diellit, dridhen e përvidhen hijet,

zverdhen deget ,gjethet…

pemt, kanë fillue me shtrue qylymin ,

nën plafin e grinjtë

Kunors verdhoshe ylberue,

streheze e artë,

rigave t’shiut,oazë e ujtë,

vend për t’dashurue…

Ksaj përvlimë stine…

as u djeg as u shue, ndjenje e zjarrtë,

dhimash t”mungeses u skalit,u rizgjue,

n,cicerima dallëndyshesh

mbshjellë e trupit, cdo natë!

/QendraPress/