Çaste poetike me poetin;-Asllan MIFTARI

MARSI I ËNDRRAVE
————————–
E zbriti këmbën në tokë, Marsi i shumëpritur
Shpresojmë të vij, ndryshe nga Mars-ët e tjerë
Mars të shpërthej në erëra të ngrohta
Mars që sjell të vërtetën Pranverë !
Tej lodhur jemi nga dimra të acartë
Dimra që vetëm dallgë e ngrica sollën
Dimra që ndjellnin nga pas njëri – tjetrin
Dimra që vetëm stuhi e rrebeshe mbollën !
Pranverat e vërteta, askund syri nuk i pa
Tek – tuk ndonjë poet, hidhte vargje në letër
Për vite e vite, vetëm ëndrra mbetën
Pranvera që kurrë se gjetën vetveten !
Presim që ndryshe të vij kjo Pranverë
Pranverë me lule të bukura si asnjëherë
Lule që na sjellin, të këndshmen erë
Lule që ky vend i ka pa…, – rrallë – herë !
/QendraPress/