Çaste poetike me poetin:-Asllan MIFTARI

ZGJOHUNI…!
—————–
Zgjohuni heu burra Dheu
Zgjohuni e lini interesat mënjanë
Zgjohuni nga gjumi i heshtjes
Bota po digjet anembanë !
Zgjohuni heu burra Dheu
Zgjohuni në paçi Perëndi !
Botës i kanë vënë zjarr e flakë
Botën e bënë shkrumb e hi !
Zgjohuni heu burra Dheu
Zgjohuni në keni shpirt njerëzor
Botës i kanë vënë zjarr e flakë
Bota po digjet, nga ca shpirtlig mizorë !
Zgjohuni heu burra Dheu
Zgjohuni e bashkohuni si dikur
Bota në rrezik shuarje
Dita…! – Sot…, – o kurrë !
Zgjohuni heu burra Dheu
Zgjohuni në keni veshë e sy
Zgjohuni e shihni, ç’ po ndodh vërtetë
Po shuhen qytete…, – burra, gra e fëmijë !
Zgjohuni heu burra Dheu
Zgjohuni e mos keni frikë
Zgjohuni e shpëtoni jetët e pafaj
Mos lakmoni nga pasuritë !
Zgjohuni heu burra Dheu
Zgjohuni në keni dinjitet e vlerë
Nuk do t’ ua falë historia
Nëse nuk ndryshoni, këtë realitet të nderë !
Zgjohuni heu burra Dheu
Zgjohuni në u pafshin sytë
Zgjohuni e dilni nga sindromë pasurisë
Një ditë, do t’ u gjykojnë dhe Perënditë !
.Copyright@Asllan Miftari
30 Maj 2025
/QendraPress/