Çaste poetike me poetin:-Avni NEZIRI

S’FLET JETA
—————-
Kot e gërgasim
e tillë qenka
me jetën s’mund të flasim.
Ne, edhe po ta ngasim
shpejt hyn edhe del
dot me jetën nuk flasim.
Që e do sot
pa na pyetur fare
ikën jeta, por jo kot.
Sa dashuri jeta ka
e bukur, o Zot
e tëra nuk shijohet dot.
Çfarë shije paska jeta,
pasi e tëra të kalojë,
atëherë mësohet e vërteta.
/QendraPress/