Çaste poetike me poetin:-Avni NEZIRI

ARBËRUAR
————————-
Trojet e Arbëruara
me Arbëreshët zemër artë
Biblioteka në Frasnitë
shekujve do t’u bëjë Dritë.
Përherë rëndë me vështirësi,
në kohëra të paqëlluara,
ndër shekuj ruhet e arnuar
gjuhë e kulturë e Arbëruar
Në tinguj të vjetër këngësh,
shkëmb i fortë shpirti Arbëresh
Rilindasët buronin si gurrë
me vepra që s‘vdesin kurrë
Në djepin e kujtimeve,
rrënjët që s’vyshken kurrë
atdheu i vogël në mërgim
tokar Arbërore mbeten trolli im.
28.o8.2o25
/QendraPress/