Çaste poetike me poetin;- Avni NEZIRI

MËRGIMTAR LOT PËRGJAKUR
——————————————
DIASPORË ose farë e humbur,
fjala më me shije të hidhur.
U harruan arsyet
pse u nisë treni me lot
futëm varfërinë në valixhe,
shtëpinë në mendje e zemër.
Nuk lejojmë as nuk kërkojmë
zë as mendim gërrnaqi
jo dhimbje as mall
por pa ves, lek me thes.
Të jemi rrënjë pa tokë
degë të zbehura pa hije
bij që duan atdheun
nga largësia e arsyes.
Ne s’jemi farë e humbur
jemi gjak e farë e shprishur
një ditë do të mbijë
rrënja në dheun që na mungon.
/QendraPress/