Çaste poetike me poetin; -Barie ÇUPI

Ç’mërzitesh kot…

—————————-

A e din përse,dita u gdhi?

përdhe çdo hije,e la përgjithmonë,

shën agimi valon e ndërzen ëmbëlsi,

me natë,prej gjumi një ujves’e zgjon.

A din përse,dielli del e na ngroh,

perdet errësirës,me shigjet ia grisi,

në kup të qiellit,kur Zotin e shoh,

në besim gjej veten,që dje më braktisi.

A e din përse,koha është dolli,

çasti të rrëmben,aq sa e gëzon,

ç’do ditë e shkuar,quaje mbretëri,

e nesërmja bekim,fat kush e takon.

A e din përse,zemra bën davanë,

mallëngjeu rëndë,kur u çor e u shemb,

në bregun e zbrazur,rrokullisur ramë,

brinjësh një shkëmbi,çdo krisje dhemb.

A e din përse,baticash jem’përpirë,

mentorja moshë,merimangash m’largon,

fjalësh,harp’e gërma,si qiri jem’shkrirë,

prej frymës që jap,lëng drite pikon.

A e din përse,buzëqesh në urtësi,

ora nëpër duar nofta po na shket,

mbushe gjyskupën,kthjellohu o njeri,

ç’mërzitesh kot,e sotmja je ti vet.

/QendraPress/