Çaste poetike me poetin: Bekim BLAKU
SHKURTI I NDARJES
————————————
Kur Llapit tim ia ktheva shpinën
Ishte një e premte e thepisur,
Zemra m’u shpua vrima-vrima
Rrezet e diellit kot i kërkova
Qielli u vrenjt
Papritur u mbush me të zezat re
E, shi nuk ra por përplot murmurima
Atëherë si sot, dhe dje
Ishte ky një pasqyrim
I ndjenjës time të trishtë
A rastësi,
Më dysh m’u nda zemra kur ty të braktisa
Një dhembje e rëndë shpirtin ma mbuloi
Si të ishte dje, e di
Kur do mbërthesh me rrezet e tua
Çdo cep të atdheut i dashur Diell
E qiellit gri t’ia kthesh kaltërsinë
Me rrezet e tua
Kur do na ngrohësh zemrat tona
Siç ngrohë në përqafime nëna fëminë
Bekimi
16 gusht 2024
Berlin
/ëëë.QendraPress.com/