Çaste poetike me poetin;-Bekim BLAKU

RREZET E DIELLIT
—————————
Rrezet e para të diellit
Përkëdhelën Berlinin
Shoqëruar me kaltërsi qiellore
Pa fund
Unë me sa kënaqësi
Larg hedh shikimin
Drejt pafundësisë
Në horizont
Shoh gjithçka
E nuk vërej gati asgjë
Përpos një pulëbardhe
Që aq shkujdesur
Fluturonte mbi Spree
Derisa një Gjeraqinë
Herë fluturon
E herë rri si e mpiksur
Në një të njëjtin vend
Aq lart nën re
/QendraPress/