Çaste poetike me poetin;-Bekim KELMENDI

Vie e shkoj si era.
—————————–
Vie e shkoj si era,
E pas la veç zhgënjim
Boshllëk n’jetë t’pajetë,
E lot suval n’symallshëm…
Vie e shkoj si era.
N’oshta i “lumtun”,
Pa e kthyer kryet mas,
Për t’pa tmerrin e vetmisë.
Që g’rryen zemërsajen.
Vie e shkoj si era,
Për t’u kthye prap,
Me shpresën e injorancës sime
Se, jam i falun për t’grrye prap,
Një shpirtë e zemërflorini…
Vie e shkoj si era
Ti e menon ashtu
Po zemra ime kjan,
E shpirti dallgë trazimi m’ka…
Ngase e di se, ti meriton ma shumë,
Ti nuk e di se, hapat e mi n’largim,
Janë aq të rëndë e të ngurtësuem,
Sikur jam duke shkue n’gijotinë…
Për me lamun t’gjitha m’katet t’bamuna me ty..
Shkoj e vie si era,
Se m’thirrin prap m’katet tona.
Ashtu, t’dashunuem t’mbesim n’plotni.
Shkoj e vie si era…
/QendraPress/