Çaste poetike me poetin ;-Bilbil MURATAJ
Ti je zanë e bukur
—————————
Me ty i nis vargjet,
Kur dua të shkruaj,
Me ty e nis këngën,
Kur dua të luaj,
Për ty dal nga shtëpia,
Për ty kthehem prapë,
Dimrin e acartë
E kthej flakë e vapë,
Për ty kurdis orën
Dhe ngrihem pa gdhirë,
Se vetëm nga ti
Pres një fjalë të mirë,
Për ty çaj në këmbë
Dhe detin me shkumë,
Për ty unë ndërtoj
Dhe urë mbi lumë,
Për mua s’ka vlerë
I gjithë një qytet,
Kur më thua të dua,
Fluturoj mbi retë,
Se veç ti për mua
Do të jesh mburojë,
Ti je zanë e bukur
Dhe unë jam kaproj …
/www.QendraPress.com/