Çaste poetike me poetin brilant;Gëzim AJGERAJ
Vegim malli
———————–
Përpara portës së mbyllur
kujtimet ulur cucërr presin pritjeve
malli ka mbetur harrimeve
e djeshmja e moshës e lë diku
bredh si hije Vërrinit
si një ushtar i një beteje të humbur
asnjë këngë s’dëgjohet, as zë
vetëm loja e merimangave përpara portës
dhe notat e dhimbjes mbi rrjetën, notat e rrjetës
këndojnë këngën e trishtimit
mbi çati ka zënë myshk pritja
kthimet harruar janë vonimeve
mallkimi vegullon Malësinë
eh, ç’trishtim ka rënë kullave
Ata ikën e s’u kthyen më!
/www.QendraPress.com/