Çaste poetike me poetin;-Çerkin BYTYÇI
KUR FLET ALFABETI
————————————–
Si është, vallë, e mundur,
të mos flasë alfabeti,
hesht e gjë nuk thotë,
gjuhë e tij, ku mbeti?
I madhi kudo ndodhet,
ruan shumë fshehtësi,
visare, tinguj e shkronja,
që s’janë vetëm të tij.
Mbase s’pushon fare,
s’tregon as t’vërtetën,
s’i thotë kujt asgjë,
as zanoret si i mbetën.
O, ç’fryte të mira ka!
Si pemë përplot molla,
shok i mirë për të gjithë,
për të t’flet pareshtur shkolla.
Ndaj, fëmijët si lumi
n’rrjedhë të ndalur s’kanë,
një armatë shkollarësh
për t’vjelë thesarin aty janë.
Më në fund alfabeti
do të flasë me ta,
se frytet që ia kërkuan
i ngazëllyer ua dha.
/www.QendraPress.com/