Çaste poetike me poetin;-Çerkin BYTYÇI

SHPAGETA CARBONARA NGA TOSKANA

—————————————

Duke ngrënë makarona në Peppi‘s

mendja më iku te lundrat n‘Venedik,

sytë u befasuan kur e panë pjatën

se n’te s’kishte mbetur asnjë pikë.

U tretën pa hetuar të gjitha një nga një

edhe spagheti carbonara nga Toskana,

në pjatën tjetër përballë në tavolinë

ku qëndronte e ulur motra që shkëlqen si hëna.

Sa të shijshme këto dhe pizza

që Gjyshja me quattro formaggi e porositi,

po si ëmbëlsira Tiramisu e Torta della Nonna

që shtëpia me dashamirësi na gostiti.

Dhe më në fund espresso nga Milano

për mamin e babin të lumturuar,

nuk e dinim pse kjo darkë kaç solemne

por fillimi i vitit shkollor u bë arsye për t‘festuar.

Ëëëë! Sa me shije të gjitha këto?!

Ç’maestro ishte kuzhinieri me kapelë shumëpalëshe!

Akullore si këtu nuk kam provuar dot

e n’librin e vizitorëve Gjyshi e mbushi një faqe.

Mendimet e Gjyshit ia lexoj në bastun

dhe e kuptova se ç‘kishte shkruar dorë e tij,

se po këtu, për notat e suksesin tonë të mirë

do të vijmë të kremtojmë bashkë përsëri.

/QendraPress/