Çaste poetike me poetin:-Çerkin BYTYÇI

DARKA E FUNDVITIT

——————————

Rrushi dhe ananasi

kaherë janë t’miqsuar,

edhe n’darkën e fundvitit

të mirët n’tryezë u takuan.

Nga askush s’u ftuan

kjo ishte një rastësi,

bashkë me mandarinat

tok festuan Vitin e Ri.

Çastet i kaluan t‘ngazëllyer

edhe me molla e dardha,

portokaj, kivi e limonë

e edhe me lejthia e arra.

Mungonin n’tryezë

qershia e luleshtrydha,

që do t’i sjellë pranvera

bashkë me njëmijë ngjyra.

Pas këngës dhe vallëzimit

pemët s’dihet dot ku mbetën,

si edhe shumë ëmbëlsira

të gjitha nga tryeza u tretën.

/QendraPress/