Çaste poetike me poetin:-Çerkin BYTYÇI

THESI I HARRESËS

————————-

Në ecje drejt ditës,

 rrugës së gjerë të shpresës

shqetësimet të shoqërojnë

për ta thyer monotoninë që ndjehet.

Dhe jo rastësisht sheh

edhe fytyrat që kaherë ndodhen

në thesin e harresës.

I rrëmbeu era çuditshëm!

Vezullimi i kalldërmit pas shiut

vetëm për një grimcë sekonde

ua riktheu kujtesës.

Por ja, një vështrim i shkurtër

dhe kjo të zgjon pezmin.

Pyetjet rendin pandalshëm

për copën e njerëzimit të madh

që iku bashkë me ata që të harruan.

Do ti rikthen mbase e pamja për ty

ku s‘do të mungojnë lotët e krokodilit.

Edhe mësueses së jetës

i janë mbushur hambaret me ecjet

rrugëve të stërngarkuara me ngarendjet

për harrestarët.

Po.

Ndodhi vetëm një kryqëzim i shkurtër vështrimi.

Ishte një copë e njerëzimit të madh

që u rrënua si një pallat kartoni!

Sa keq që koha nuk mund të kthehet pas!

Çerkin Bytyçi, 03.02.2026

/QendraPress/