Çaste poetike me poetin;-Defrim SELMANI
PAGJUMËSI
———————————
Mesnatës ,
Mendjen përkund në krahët e
pagjumësisë,
si gjethja e thatë në valë lumi…
E tund,
si foshnjë të pa rehatshme,
shpërgënjsh mashtrimesh
lidhur…
Me ikën,
i arratiset gjumit,
shkon kudo…
Madje,
shkon të masi detin e tërë,
me grushte, pa enë,
pa masë…
Këngë ninullash të sotme,
s’ma venë dot në gjumë…
As përrallat me kuaj jeshilë
të Alimasë…!
Shenim: Alimaja është Nëna e përrallave turke në Greqinë antike.
/www.QendraPress.com/