Çaste poetike me poetin:- Demir Rusi

 

ME NËNËN E GDHIVA SONTE

——————————-

Sa shpejt ikin vitet,pesë u bënë

Sot të kujtojmë, me shumë mall moj nënë

Silueta jote,më mbiu në sy

Pambarimisht kujtimet,erdhën për ty

Veç fjeta sonte,me ty të çmallesha

Kujtimet më mbyten,me lot i shkrova

Gjithë natën bashkë,qam dertet hallet

Si dikur moj nënë,kur gdhinim sabahet

Vuajte,u rroptove gjithë jeten

Kujdeseshe për ne,harroje veten

Kush kalonte rrugës,në shtëpi e ktheje

Me çfarë të ndodhej,sofrën shtroje

Në gen gjak e shpirt,ishe humane

E vogël me trup,nëna hallemadhe

Probleme plot,ishin të pafundme

Varfëri e skajshme,por me zemër te madhe

Po mblidhemi në Majtarë,vëllezer dhe motra

Pikërisht aty,ku të ka rënë koka

Katërmbëdhjetë vjeç, që këtu dole

Të çuan në Homesh,u bëre nuse

Eh jeta në këtë botë,e shkurtër fare

Sot mirë e bukur…të nesërmen në varre

Ua,ç’po ndodh! Tavani po dridhet

Po kërcasin trarët,erdhe më duket

A thua vërtet,nënë zbrite nga lart

Të lutem mos ik, rri edhe pak

Sa gjumi më kaplonte,ti prap më çfaqeshe

Lotët s’të bëjnë mirë,mos bir më thoje

I përhumbur krejt, nga vetja dola

Ne botën tënde,erdha unë ndoshta

Ritmet e zemres,goxha m’u rriten

Qetsohesha vetëm,kur ndizja dritën

Çfeltoja librat vjershat dedikuar

Dridhesha i tëri,me fletët nëpër duar

E rënd dhimbja,e veçant, e thellë

Dashuria për nënën kurrë ska te velë

Dita po zbardh, më duhet të mbledh veten

Njerzit që do vijnë,të respektohen

Atje tek varrezat,fillon rituali

Më pas do vazhdohet,siç e do zakoni

 

/www.QendraPress.com/