Çaste poetike me poetin; Destan UKAJ
J E T A
——————-
Shtatë kore buke të freskëta
E ngjyrë me lëngun e jetës
Zen vend në një shtrat fjetje
Jeta është një gotë ujë etje
Me pak buzëqeshje
Gurrë lotësh të përpjekur
Krijon lumej e dallgë dete
Dhimbje edhe e të tjerëve
Jeta ka edhe dhuratë
Fëmijërinë me ëndrra e përralla
Rininë , çaste pasione e ëndrralla
Në fund na i merr të dyja
Mbetën ëndërrime në pleqëri të kursyera
Harxhohen edhe lapsi e ngjyra
Në xham i shkruaj vitet me gishta.
/www.QendraPress.com/