Çaste poetike me poetin;- Destan UKAJ

MËSUESIT TË PARË
—————————–
Retë qiellin e kishin zënë
Rreze dielli sapo dal
Ishte mësuesi im i parë
Sikur dielli i mëngjesit
Në bankën e drurit ma bani vendin .
Sikur vesa e mëngjesit
Më dha lapsin në gishtin e mesit
Bashkë me dorën e shenjtë.
Mësova t’imin alfabet.
Mësuesit që mbollën dije
Atdhetar e komisar drite
Në këtë cep Shqiperie .
/QendraPress/