Çaste poetike me poetin:-Enver REXHAJ

MBRONI ENERGJINË TUAJ

———————————————

Mos debatoni me askënd.

Disa fjalë konsumohen si këpucët nga përdorimi i tepërt.

Atje ku nuk ka dashuri, ku nuk ju respektojnë — largohuni.

Lërini…

Mos humbisni orë, ditë, javë e muaj duke shtyrë.

Kjo ju largon nga qëllimi juaj dhe robëron vëmendjen,

e cila duhet të jetë gjithnjë e përqendruar në zemrën tuaj

dhe në dridhjet e brendshme —

nëse vërtet dëshironi të gjeni paqen e mendjes.

Ju nuk keni ardhur këtu për t’u shpërqendruar nga kënaqësitë kalimtare,

por për të realizuar thelbin tuaj —

lumturinë supreme dhe të përjetshme —

dhe për t’i shërbyer njerëzimit.

Jini të fortë.

/QendraPress/