Çaste poetike me poetin;-Enver SAHITI

As në ëndërr s’më lë rehat
———————————-
As në ëndërr
s’më lë rehatë,
Kur të shof ty
o Dardani e lashtë.
Në çdo hap tëndin
ndjej histori,
Në çdo gur
rreh një zemër lirie.
Plagët e tua
kurrë s’u harruan,
por nga ato
dritat u shndrituan.
Je këngë në shpirt,
je zë në çdo varg,
o tokë e shenjtë
që t’kujtojmë nga larg.
/QendraPress/