Çaste poetike me poetin:-Enver SAHITI

Nanë moj
————————
kur bashkohen trojet??
Flejë biri i nanës
Fli e mos mendo
Se aq të shkepun jemi
As ditë e nat s’mud të t’shpjegoj.
Kur as bjeshka bjeshkës
nuk i flet me gojë
Kur as në ditët me diell
E as majat kur i kan me borë.
Do bëhemi bashk një ditë
Kur Dielli të lindë
Nga veriu e në jug
Si në lindje e perëndim.
Atëherë kur dhe hëna
Do shndritë si Dielli
Kur burimet e ujit
Bëhen bashkë si Deti.
/QendraPress/