Çaste poetike me poetin;-Enver SAHITI

SA BOTË E VOGËL
———————————-
Me hapa gërryej rrugëtimin tim
drejt kryqëzimit të rrugëve pa orientim,
E sa botë e vogël në dukje më del,
Sa që s’mundë ta shtrijë hapërimin tim.
Humbet rruga para syve
nga vezullimi i dritave paskaj
si petale hapur n’kurorë trëndafili
Vezillojnë nga vesa në majë të degës së sajë.
Poezi e marrun nga permbledhja ime “Drithërimë jete”.
./QendraPress/