Çaste poetike me poetin;-Enver SAHITI

1.Mos më ike si hije

—————————–

Mos ik si hije kur ikën nga muzgu,

E si hije shkrihesh në tërrin e parë

E para se të agoj si hije e zezë vjen

Mallin tim, vallë kur e ndjen

Mos u fshi tinzisht pas perëndimit të diellit

Nata nuk ka besë, edhe pse hëna vështron

Mos eja tinzisht si mjegull apo si re

Eja pranë meje, këtu vendin e ke

Mos më bëj të të ndjekë

Kohërave e stinëve pa fund

Derisa të kap nuk mund të rri i qetë

Do lë derën hapur, ti eja tinzisht vet

2.Mos më imito

Mos më imito

Rrugës ka I bie unë mos shko

Ti mbathësh këpucat e mia mos provo

Se do lëndosh këmbët e zgjatura, më beso

Mos më imito

Rrugën tënde me mund traso

Mos u sill ka foleja ime, andej as mos u kruaj

Mos bëj si qyqja që rrit zogjët në fole të huaj

Mos më imito

Por cdo gjë që bën me djersë fito

Mos e vesh gunën time me arrna arnuar

Je shumë i gjatë për të ke për tu penduar

Dija vlerën atyre që ke fituar me mund e me shpirt

Gjërat e huaja janë si kafshata që të mbetet në fyt

3.Mos më ngatërro

Mos më ngatërro

mua me veten tënde

se më as veten nuk po e njeh

Mos më ngatërro

Në jetën tënde

E ke ba lëmsh, a nuk po e sheh

Më ler të qetë në botën time

Më lejo të jetoj ëndrrat e realizuara

Ti vazhdo jeten tënde kaotike

Me rrugët e tua nyje të ngatërruara

Para meje shoh një qiell të kthjellt

Pa re e plotë dritë verbuese

E askund nuk të shoh ty

Shpresoj të kesh gjetur rrugën tënde

Se ti je një nga ata që lehtë harrohen

Dhe lutem që rrugët tona

më kurrë të mos kryqëzohen

/QendraPress/