Çaste poetike me poetin;-Fazli FERATI
ECJE E HESHTUR
—————————–
Dëgjohej vetëm zhurma
e hapave të mi
në ecje
i zhytur thellë n’mendime
mbi atë lëndinën
e dikurshme zhurmuese
Eh ç’më kapluan lumë kujtimesh
si lule të venitura
mendoj e them me vete
sa paskan ndryshuar
gjërat në kohë
sa s’kisha besuar
/www.QendraPress.com/