Çaste poetike me poetin;-Fazli FERATI

Shpalose
——————-
Shpalose
mendimin tënd që nise
plot ndjenjë e emocion
Mos prit
thuaje
dëshirën e prushtë
që t’lindi zjarrmishëm
Mos ia lë kohës
se shpesh herë
koha vret
dëshirat e nisura
e zbehen si gjethe vjeshte
/QendraPress/