Çaste poetike me poetin;-Fazli FERATI

TI U BURRËROVE

————————–

Atëherë kur jeta

përfshihej nga dallgët e furishme

ti u burrërove

Atëherë kur varfëria trokiste

në secilën derë

e jetërat këputeshin në mes

si degët e lisave të moçëm

ti u burrërove

Atëherë kur kohës iu dashkan

më shumë se kurrë

njerëz të tillë si ju

ti u burrërove

Atëherë kur vendin e pllakosi heshtja

ngrite zërin

kundër prangave të roberisë

ti u burrërove

Atëherë për ty e me ty

çdo pikë gjaku

me aromën e atdheut

brez pas brezi lidhet me emrin liri

ti u burrërove

/QendraPress/