Çaste poetike me poetin;-Fazli FERATI

Vargjet e etura
————————-
T’na shkrihen vargjet
si qirinjtë
kur ndizen nga zjarri
T’i japin dritë
mallit që lindi
po nga ai zjarr
Tani mbeti hiri
i vetmuar e i etur
për një pikë ujë
Vargjet s’kanë të ndalur
së kërkuari
gjersa ta gjej
rrjedhen e ujit kristal
E kur ta gjej
të pushoj
në prehërin e atij kroi
lirshëm frymë të marr
/QendraPress/