Çaste poetike me poetin; Fehmi PIREVA
NË SHTËPINË KADARE
Në qytet bie shi.
Seç ndaloi, janë ca pikë,
Tek Sokaku i të Marrëve
Rrokullisje guri a kronikë.
Si t’i zgjoj këta gurë
Janë më pak se gjurmët tua,
Një plakë gjerb kafe në terasë
Seç m’u shfaq kako Pinua.
Thashë sërish le të bie shi.
Do të zbresë tek një tavernë,
Ta shfletoj këtë kronikë
Sa mblodhi ujë koha në sternë.
Dhe tek porta e shtëpisë
Mpleksen hije në një imazh,
Hyjnë e dalin vizitorë
Sikur të ishin për pelegrinazh.
/www.QendraPress.com/