Çaste poetike me poetin ;-Fehmi PIREVA

Ajo që të ngjante ty

—————————————-

Ajo për çudi të ngjante ty

Me flokët, buzët dhe sytë.

Nuk lejova në zemrën time të hyjë

Ka veç një të parë, jo të dytë.

Kishte diçka nga trillet tua

Mendoi se bukuria do më çmend,

Harroi se unë veç ty të dua

Në mua tjetër nuk ka vend.

Ajo përqendroi shikimin gjatë

Që të thyhem, si një i marrë,

Një pasvord dashurie ne kemi

Asnjë e dytë nuk hynë e parë.

Dhe ikë nga ajo që nuk e njoh

Gabimisht tek unë po troket,

Jashtë bie shi dhe moti u ftoh

Ajo s’ kupton si ti diku më pret.

/www.QendraPress.com/