Çaste poetike me poetin;-Feim BLLACA

A K U A R E L D I M R I

——————————————–

E dua dimrin edhe pse bën ftohtë

Borën e bardhë kur bie flokë-flokë

Si jorgani i bardhë shtrirë mbi tokë

Kur shkëlqen bardhësia,një tjetër botë.

Bora më e pastër është maje mali

I gëzohet vajza,i gëzohet djali

Bora për ta është një mrekulli

Natyrën t’veshur të tërën n’bardhësi.

Në tufan e në veri ,shkëlqen plot dritë

Ty dimër të duam me shpirt.

Me ty i kemi t’lidhura pjesët e trupit

Miq me ty borë ,miq t’artit.

Je i ftohtë, por je i mbarë

Je i këndshëm me të parë

N’acar,lozim qeshim pa karar

Ngase jemi guximtar.

Të tëra punët na shkojnë për dore

Mbarojmë njeriun prej dëbore.

Lozim qeshim bëjmë hajgare

Zemra e jonë, është e madhe.

/www.QendraPress.com/