Çaste poetike me poetin;-Gazmend BEQAJ

Një poezi për dëshmorin
———————————–
Të shkruara me flatrat e prera të Shqipes
me zjarrin e dashurisë për atdhe
këto vargje kjo poezi për ty
zgjon kujtimet e fshehura diku thellë në ne
si jehonë e krenarisë
me klithjet e gjakut nga plagë e vjetër…
Këto vargje kjo poezi për ty
e sjellë përsëri mes nesh
marsin me krisma e manushaqe
me sy plot mall dhimbje e vetmi
duke zbuluar bukurinë e pikëllimit
për plagët e jetës që derdhin gjak ftohtësi…
Të shkruara me fjalë që pikojnë mall
duke ndjekur gjurmët e kujtesës
këto vargje kjo poezi për ty
sollën pranverën e lavdisë
një histori të shkruar në gurë
që nuk do harrohet kurrë…
kujtimin për emrin tënd
më të madhe se vet vdekja
/QendraPress/