Çaste poetike me poetin:-Gazmend BEQAJ

Unë s’jam si ti
—————————
edhe atëherë kur jam i penduar
kur kam dhimbje e ndihem i dorëzuar
edhe atëherë unë gjej kohë
e të shkruaj
për përsosmërinë
paqën qetësinë e ndjenjës së dashurisë
për mallin e përvëluar
për ujët e njomë
që shuajnë etjen e moshës së vonë
për hirin që merr flakë
si puthje e zjarrtë
që shkrumbon vitet e mia…
Të shkruaj se unë s’jam si ti
unë jam i dashuruar…
/QendraPress/