Çaste poetike me poetin;- Gazmend BEQAJ

PEMË E VJETËR PEMË E RE
———————————-
I tillë ishte profesori im
degë e këputur plot mallëngjim
që lëshoj rrënjë n’qytetin tim
Pemë e vjetër pemë e re
që në çdo stinë të jetës
shpërhapte aromë pranvere
I tillë ishte profesori im
i qetë i urtë i dashur
gjithmonë i buzëqeshur
me një pasion të çiltër poeti
për çdo fëmijë
që ndjek gjurmët e pafajësisë së tij
I tillë ishte profesori im
një vlerë e shtuar e qytetit tim
i dashuruar në vargjet e tij
plot urti e fjalë amaneti
që përshkruajnë me aq ndijesi
shpirtin e çdo poeti
/QendraPress/

