Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

TAKIMI BUZË RINIT
———————————
Goni rrinte në një ulëse
buzë Rinit,
shikonte mjellmat si notonin,
sikur me një ritëm vallëzonin ,
të renditura njëra pas tjetrës kalonin.
Ai ishte fjalosur
me gruan e tij të moshuar,
që për lejeqëndrim
ishte martuar.
Ajo dyshonte për Dritën,
e përcillte natën,e përcillte ditën.
Dhe ja,ia behu Drita ,
si rreze që çan retë e zeza.
Ajo që ndriçonte,
hënës ia kalonte,
diellit konkurencë i bënte.
“Hej ,Goni, ç’ke që je hutuar?
Nuk më sheh?
Që moti jam këtu…
Mos vallë je verbuar?”
Goni Dritën e përqafoi,
dy pika loti
faqet ia përshkoi.
“Dritë ,Dritë ,të dua Drita,
na ka hetuar Frau Margarita.
Nëse nuk ndahem nga ti,
Gjermanisë një përshëndetje:
me Hasta la vista !
Por zemra ime
nëse ndahem prej teje,
do të bëhet copë e hënës,
që endet pa pushim
nëpër qiellin e huaj,
mbi lumin e Rajnës.”
/QendraPress/