Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

U KTHEVA NË SHTËPINË E VJETËR

——————————————–

U ktheva në shtëpinë e vjetër

atje ku prindërit e përfunduan jetën,

pashë çiftelinë në skaj të hajatit,

e mora dhe zbrita në votër,

u ula aty përballë ogjakut.

Shumë dasma e përcjellje

bëmë në këtë shtëpi;

sot ka mbetur e zbrazët në qetësi ,

qe shumë vjet askush brenda s’ka hy.

Ikëm të gjithë, gjithkah jemi shpërndarë

që nga Austria deri në Zelandë;

të gjithë të pasur jemi bërë,

por zemra më dysh na është ndarë.

Disa në kryeqytet, shumica në mërgim ,

zemrat e vuajtura kurrë s’gjetën shërim.

Kur e shoh kështu vendin tim

të braktisur, të plakur, të injoruar,

të gjithë në mendje e kanë ikjen,

asnjë s’do këtu për të jetuar.

Fajtorë gjithsesi janë

politikanët e korruptuar,

por edhe votuesit që votën e japin

fare pa menduar.

Sa shumë e duam Kosovën

kur jemi larg saj,

i shkruajmë poezi e këngë

që të mbushin lot e vaj,

por për t’u kthyer këtu ,

jo, jo, ndërmend s’e kan.

/QendraPress/