Çaste poetike me poetin:-Hatip HULAJ

U NISA RRUGËS PËR PRIZREN
————————————–
Nga Prishtina ,
u nisa rrugës për Prizren,
asaj të vjetrës kah Lipjani;
qe disa vite andej s’kishim qenë,
çudi se ç’më kishte marrë malli.
Anash dikur kishte fusha e ara,
tash ndërtesa të bukura,
dhe deri afër Lipjanit
rrugë të gjëra.
Pastaj vazhdonte rruga,
ajo magjistrale,
e njëjta si përpara,
e parregulluar fare.
Kur isha student,
kësaj rruge kam udhëtuar;
më zgjuan kujtimet,
mendoja se i kisha harruar.
Autobusi gjithmonë
ishte i mbushur studentë,
tash gjysmë i zbrazët,
kudo gjeje vend.
Shikoja nga dritarja,
vura kokën në xham,
fushat nuk shiheshin
nga ndërtesat për anë.
Vërtet dukej bukur,
gjithkah kishte shtëpi,
tokën e bukës
askund se shihje me sy..
Spitale private,
renditur në një anë;
turke, amerikane,
madje edhe gjermane.
Lutju Zotit që kurrë
të mos sëmuresh,
se para shumë kërkojnë;
shtet pa sigurime shëndetësore,
i vetmi në rajon.
Ecja më tej, rrugën vazhdoj,
mbërrita te Shtimja,
aty ku policia serbe
gjatë luftës na ndaloi.
Mbylla sytë, fillova t’i rikujtoj.
Shikova më andej,
rreth një mali,
menjëherë pas luftës
dukeshin gjurmë varri.
Thonin se këtu kishte
shqiptarë të masakruar;
asgjë nuk pashë tash,
ndoshta vendin e kam harruar.
Vazhdova rrugën
andej kah Theranda;
harrova të shoh vendin
aty ku ndodhi masakra,
ajo e Berishajve,
futur në histori;
përkujtimorja
qëndronte aty.
Vazhdova andej,
rrugës për Prizren,
m’u kujtuan kamionët
të mbushur trupa njerëzish.
Të vrarë e të plagosur
në kohë lufte,
diku i transportonin,
nuk dihej ku i dërgonin.
Ndoshta për Serbi,
që gjurmët t’i mbulonin.
/QendraPress/