Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

TOKA DRIDHET
——————————-
Toka dridhet, deti po gjëmon,
Kosova jonë në drejtim të gabuar po shkon.
Ideologjikisht rrugës për neootoman,
ekonomikisht çdo gjë po e shkatërrojmë.
Dikur u shkatërrua çdo gjë nga e kaluara,
fabrika, uzina – prona nga të fortit u gllabërua.
Tani shkatërrojmë kodrat, fushat, malet dhe lumenjtë,
gurthyesit, zhavorrvjedhësit, druprerësit nga çdo anë.
Në tokat e bukës ndërtesa ngremë,
malet priten, “lisat e Naimit”digjen e shiten.
Vjedh njëri e vjedh tjetri,
vaj vatani, e mjerë mileti,
kësaj Kosove s’iu hoq “gazepi”.
Shkollat i kemi sa për sy e faqe,
edukohen fëmijët me sjellje rrugaçe.
QendraPress/