Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

KUR JE POET
——————–
Kur je poet,
pa qenë kurrë poet,
zemra dhe pena ,
fillojnë të shkruajnë vetë.
Mos e detyro veten
të shkruash poezi,
vetëm kur muza të dikton,
atëherë nisja ti.
Nuk mund të shkruash
kur të duash ti,
vetëm kur gjen frymëzim,
vargu vetë do vijë.
Vargjet janë si kënga e bilbilit,
ato spontanisht vijnë,
ti vetëm merre penën,
dhe ajo vetë bën melodinë,
si partiturat me violinë.
Shkruaj kur të vjen muza,
shkruaj dhe mos u ndal,
bëhu si bilbili
kur këndon në mal.
Kur këndon në mal,
kur këndon në fushë,
zemrat e njerëzve
dashuri t’ua mbush.
Që të bëhet këngë,
që të bëhet melodi,
edhe shpirtakullit
zemrën me ia shkri.
Shkruaj si Homeri,
pa shikuar me sy,
luftërat dhe trimëritë e shqiptarëve
nëpër histori,
por më së shumti për dashuri.
Shkruaj për shqiptarët,
për këta babëlokë,
se edhe kur flinin
pushkën e mbanin nën kokë,
e përdornin sikur jastëk.
Fjala është zjarr i heshtur,
që digjet pa bërë hi,
ndriçon rrugët e shpirtit
dhe lind një botë të re në ty.
/QendraPress/